Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Berishë të Tropojës ku një 45 vjeçar është plagosur si pasojë e një mine.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Berishë ku Azgan Doçi ka shkelur mbi një minë, e për pasojë është plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijojnë hetimet ndërsa 45 vjeçari Doçi është transportuar drejt Tiranës me helikopter. 

Helikopteri i FA është nisur drejt Tropojës për transportimin e të plagosurit që shkeli mbi minat. 

Sipas informacioneve të para minat janë ato të llojit kashtore të hedhura nga serbët në vitin '99.