Tropojë-Një 37 vjeçar nga fshati Peraj, Tropojë është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet A. P uniformat blu gjetën 940 gramë kanabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni u kodua 'Peraj'.
Njoftimi i policisë:
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit.
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
-
Jo
-
Nuk e di
Votat totale janë unike