SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të bashkisë Tropojë! I dhanë tenderin e shkollës 'Asim Vokshi' kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë

SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të bashkisë Tropojë! I dhanë tenderin e shkollës 'Asim Vokshi' kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë

Tre zyrtarë të bashkisë së Tropojës janë marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me ndërtimin e një palestre, terrene sportive dhe sistemime të jashtme të gjimnazit 'Asim Vokshi'. Fondi limit i këtij prokurorimi me procedurë të hapur ishte 50.319.591 lekë, pa Tvsh. Sipas SPAK zyrtarët ia kanë dhënë tenderin kompanisë “4 A-M” që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë e jo kompanisë Halili 1 & Shendelli”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh 

SPAK informoi sot se dërgoi për gjykim Zenel Çelën, Ramiz Bardhin dhe Rexhep Ismajlisufaj, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të hetuar në gjëndje të lirë në kuadër të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021.

Vetë zyrtarët kanë pranuar fajësinë dhe SPAK dorëzoi në GJKKO kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë në ngarkim të tyre.

"Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlersimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi”, Bashkia Tropojë.

Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në Dokumentat Standarte të Tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave), informoi sot SPAK.

Procedimi penal Nr. 288, i vitit 2021, është regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë