Turisti bullgar bllokohet në Tropojë, alpinistët kosovarë dhe policia i vijnë në ndihmë, e mbajnë në krahë rreth 10 km deri te helikopteri
Policia dhe disa alpinistë duke i dhënë ndihmë turistit
Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria duke eksploruar zonën e Lekbibaj në Tropojë është dëmtuar në bjeshkët e Vranit duke ecur mbi disa shkëmbinj. Ai ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova dhe pas disa orësh kërkime kanë gjetur turistin bullgar,
46-vjeçari është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga policët dhe aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i vijnë në ndihmë turistit bullgar. Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.
46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova. Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.
Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën. Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.5%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sfidat e kthimit në Shqipëri për të investuar! Historia e çiftit që u kthye në fshatin e lindjes, në Gjegjan të Kukësit
22 Dhjetor, 22:51
-
K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake
21 Dhjetor, 08:25
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor, 14:06
-
Mbulohet nga ‘velloja e bardhë’ e dëborës, pamjet mbresëlënëse me dron nga Valbona (VIDEO)
15 Dhjetor, 08:55
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor, 14:48
-
Kryebashkiaku i Tropojës kërkon lirinë, GJKKO merr vendimin për Rexhë Byberin
13 Dhjetor, 13:30
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor, 12:47
-
PD denoncoi se Rexhë Byberi theu arrestin shtëpiak dhe shkoi në bashki, avokati për Report Tv: Mori leje
11 Dhjetor, 10:42
-
PD denoncon kryebashkiakun e Tropojës: Rexhë Byberi theu masën e arrestit shtëpiak më 6 Dhjetor, shkoi në zyrë për të shpetuar mandati
10 Dhjetor, 21:23