TROPOJE- Një 60-vjeçar është vrarë në fshatin Hoxhaj, komuna Tropojë e këtij rrethi. Vrasja mendohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe megjithëse viktima Rexhep Hoxha u dërgua në spital për të marrë mjekimin e duhur nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga të dhënat e policisë së Tropojës, viktima ka mbërritur sot (15.10.2013) rreth orës 08:10 në spitalin e qytetit Bajram Curri i plagosur me armë zjarri. Me gjithë ndihmën mjekësore i plagosuri nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen në spital.
Sipas të dhënave të para mendohet se autori është Sali Çela, bashkëfshatar i Rexhepit dhe vrasja ka ndodhur pas sherrit për mbledhjen e gështenjave.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor i cili aktualisht ndodhet në spital dhe në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve te ngjarjes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com