TIRANE- Vështirësia e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kontrollet gjithmonë e në rritje kanë bërë që edhe taktikat e trafikimit të tyre të bëhen të ndryshme, jo më vetëm me ato tradicionalet. Janë të shpeshta rastet kur persona të ndryshëm, kapen me drogë më vete. Shumë prej tyre janë të përfshirë në trafiqe lëndësh narkotike, por ka dhe nga ata që në këmbim të shumave të konsiderueshme parashë të bëjnë lëvizje të lëndëve narkotike, duke i fshehur në vende deri dhe më intime të trupit. Por veç trafikimit dorazi, është rritur dhe numri i metodave dhe mënyrave të ndryshme që përdoren për trafikimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
 
TRAFIKU ME MAKINË
Rasti më i shpeshtë i trafikimit të lëndëve narkotike është ai me makinë. Trafikantët zakonisht përdorin pjesë të veçanta të mjetit për të vendosur lëndët narkotike. Rastet më të shpeshta janë, kur hiqet veshja e makinës dhe brendia mbushet me drogë. Por kohët e fundit po përdoren edhe gomat e makinës duke u mbushur me drogë. Ka raste të tjera që lënda narkotike hidhet në serbaratorin e makinës me qëllim që t’i shpëtojë kontrollit me qen, për shkak të erës që lëshon karburanti.
Drog ne makine

 
TRAFIKU ME AVIONË
Në vendet e Amerikës Latine është një nga mënyrat më të shpeshta ky lloj trafiku, për shkak të pistave të shumta që ekzistojnë. Sigurisht që fluturimet bëhen në drejtim të SHBA-së, ku ulen avionët. Por kohët e fundit është përfolur se kjo gjë ndodh edhe në Shqipëri. Një rast për të cilin po flitet është avioni i ulur në Divjakë.

droge me avion
 
TRAFIKU ME SKAFE
Trafiku me skafe apo gomone zakonisht përdoret në zonat që lidhin dy vende, si Shqipëria me Italinë, kur gati çdo ditë kapen gomone me kanabis. Për transportimin e lëndëve narkotike zakonisht përdoren hapësirat e mjetit lundrues ku vendosen pakot. Ka pasur raste kur edhe droga transportohej me peshkarexha duke u vendosur në mes të peshkut.

droge me skafe
 
TRAFIKU ME NËNDETËSE
Transporti i lëndëve narkotike me nëndetëse është më i rrallë se rastet e tjera por ama ka ndodhur. Edhe në Shqipëri është bërë një tentativë e tillë në vitin 2001, por nuk u realizua për shkak të shkatërrimit të bandës nga policia. Këtë metodë e kanë përdorur më shpesh kartelet kolumbiane të lëndëve narkotike për të dërguar drogë në SHBA. Raste të tilla ka pasur edhe nga bregdeti i Meksisës po drejt SHBA-së, por janë të rralla.

droge ne nendetese
 
TRAFIKU NË TRUP
Rastet e trafikimit të lëndëve narkotike në trup janë shtuar vitet e fundit. Në Shqipëri në 16 prill policia e Kapshticës arrestoi Ardian Shurdhën, pasi në trup kishte të fshehur 2.5 kg heroinë. Por ka dhe raste të tjera që e fshehin lëndën narkotike në këmbë, apo në pjesën e shpinës duke veshur pastaj xhupa të fryrë që të mos bien në sy.

droge ne trup 

DROGË NË STOMAK
Në Shqipëria janë dy raste të trafikut të tillë, kur transportuesi e kishte futur lëndën narkotike në stomak. Trafik i tillë bëhet për lëndë narkotike të forta si, heroina apo kokaina. Në këto raste, personat i gëlltisin topat e lëndës narkotike që janë mbështjellë me material që nuk e kalon lagështirën.

droge ne stomak
 
TRAFIKU NË KËPUCË
Edhe kjo mënyrë e trafikimit të lëndëve narkotike përdoret për drogat që janë të shtrenja, pasi sasia që mund të transportohet është e vogël. Zakonisht lënda narkotike vendoset në vend të shollës së këpucës. Por ka edhe raste kur droga vendoset tek thembrat për të mos rënë në sy.

droge ne kepuce
 
TRAFIKU NË PIJE
Përdoret më rrallë por është një mënyrë e mirë për të trafikuar droga të forta, kryesisht kokainë. Zakonisht lënda narkotike shkrihet në verë, e cila nuk bëhet njësh me kokainën. Kur mbërrin vera në vendin e caktuar, ajo zbrazet në një ambient të mbyllur, govatë apo lloj tjetër dhe me anë të metodave të ndryshme thahet, duke ndarë kokainën nga vera apo pije të tjera.

droge ne pije

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)