Vazhdojnë hetimet për trukimet e ndeshjeve në futbollin italian. Juventuesi padyshim është ekipi që është prekur më shumë nga hetimet. Trajneri Antonio Conte dhe dy futbollistët Leonadro Bonuci dhe Simone Pepe duhet të japin llogari për skandalin e fiksimit të ndeshjeve. Komisioni disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit është njohur me listën e personave të akuzuar për skandalin e trukimit të ndeshjeve.
Conte duhet të përgjigjet para gjykatës, për mungesë të denoncimit të ndeshjeve që janë deklaruar të trukuara, Novara-Siena e Albinoleffe-Siena. Ndërkohë që Bonuci do të hetohet për rol direkt në trukimin e ndeshjes Udineze-Bari në 2010, kur luante me Barin. Sakaq Simone Pepe është përfshirë për shkak se ishte në dijeni të manipulimit të ndeshjes mes Udinezes dhe Barit. Atëherë Pepe luante për ekipin e Udinezes.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com