Nisja e hetimeve nga organi më i lartë i futbollit europian, UEFA, në lidhje me trukimin e ndeshjes Alesund - Tirana ka ndikuar negativisht në imazhin e futbollit shqiptar. Një gjë të tillë e pranon edhe sekretari i federatës shqiptare të futbollit Eduard Prodani në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”. Prodani shprehet se lakimi i emrit të ekipeve të kampionatit shqiptar është një dëmtim që i bëhet futbollit në optikën europiane. “Sigurisht që nuk është një gjë e mirë që emri i Shqipërisë në futboll lakohet për trukime të ndeshjeve. Por unë kam shumë besim që një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.
Personalisht në dijeninë time nuk kam pasur asnjë infromacion që Tirana, apo ndonjë ekip tjetër shqiptar të ketë trukuar ndonjë ndeshje futbolli në kompeticionet europiane. Një fakt të tillë e besoj akoma më shumë, pasi drejtuesit e ekipit të Tiranës janë shprehur të gadshëm për të bashkëpunuar” thotë Eduard Prodani. Pavarësisht se lajmi për nisjen e hetimeve nga ana e UEFA-s për ekipin e Tiranës, për ndeshjen e kthimit me ekipin e Alesundit më 26 korrik, zyrtari federatës së futbollit deklaron se në drejtim të FSHF-së nuk ka ardhur asnjë shkresë zyrtare. “Aktualisht nuk kam marrë asnjë shkresë nga UEFA, si njoftim që ka filluar hetimet për këtë ndeshje. Nëse do të njoftohemi dhe do të na kërkohet bashkëpunim, jemi të gatshëm të japim kontributim tonë për të përfunduar hetimet sa më parë, për të nxjerrë sportin shqiptar nga harta e zëzë e trukimit të ndeshjeve, pasi asgjë nuk është e vërtetë” përfundon Eduard Prodani.
Përsa i përket listës së ndeshjeve që UEFA i paraqiti federatës shqiptare të futbollit, të cilat i gjykonte si të trukuara, Eduard Prodani deklaroi se UEFA, nuk ka arritur që të gjejë asnjë provë që vërtetonte trukimin e ndeshjeve të kategorisë superiore. Për dijeni, FSHF, pranë saj ka ngritur një komision, të etiketuar si komisioni i Etikës, i cili do të merret me trukimin e ndeshjeve. Pas përfundimit të edicionit të kaluar rezultoi që nuk kishte asnjë ekip që mund të kishte fiksuar rezultatin. Për cudi, FSHF dënoi fituesin e këpucës së artë, pasi ndeshjet e fundit të kampionatit i quajti të trukuara, por për këtë nuk penalizoi ekipet, por futbollistët që shënuan golat.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com