TIRANE - Komisioni i Etikës i mbledhur gjatë ditës së sotme në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dënimet e para për trukime në kampionatin e futbollit dhe Futsal-it.
Pas diskutimeve me anëtarët e komisionit, Fatmir Braka vendosi që të dënonte dy ekipe për trukim ndeshjesh dhe ekipin kombëtar të Futsal-it. Kështu ndeshja Flamurtari- Bylis e përfunduar 3-0 është cilësuar e trukuar nga Komisioni i Etikës.
Gjithashtu një tjetër ndeshje e trukuar është cilësuar edhe ajo mes Kastriotit dhe Shkumbinit. Për këto dy ekipe komisioni vendosi një gjobë me vlerë 1.5 milionë lekë të vjetra. Ndërsa për ndeshjen e Futsal Shqipëri-Zvicër e përfunduar 2-8 është dërguar për ndjekje penale i gjithë ekipi kombëtar.
(Dylber Balla/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com