FIFA po vepron me dorë të hekurt ndaj atyre që po e përdhosin futbollin me trukimet në mbarë botën. Pas një hetimi të mirë organizuar, organi më i lartë i futbollit botëror ka vendosur që të dënojë 74 zyrtarë e lojtarë nga bota e futbollit për kurdisje të ndeshjeve, këtë herë nga Italia dhe Koreja e Jugut.
FIFA ka thënë se këto vendime vlejnë për të gjitha federatat e botës. 70 zyrtarë dhe lojtarë janë nga Italia, prej tyre 11 kanë marrë dënime të përjetshme, ndërkohë që katër të tjerë janë nga Koreja e Jugut.
FIFA ka bërë të ditur në faqen zyrtare se dënimet i ka fuqizuar në gjithë botën, pasi të njëjtët kishin marrë dënimet nga federatat ku kanë luajtur, përkatësisht nga ato të Italisë dhe të Koresë së Jugut.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA