Trukimet, FSHF shtyn sërish
vendimin për Skënderbeun

Trukimet, FSHF shtyn sërish<br />vendimin për Skënderbeun
Komisioni i Etikës në FSHF ka shtyrë për herë të dytë vendimin për ekipin e Skënderbeut, që akuzohet për trukim të ndeshjeve të futbollit në Europë dhe në Shqipëri.
 
Ashtu si në 30 Maj edhe në ditën e sotme pas mbledhjes, Etika ka vendosur që të shtyjë vendimin për në 23 qershor, pasi ka marre në proces edhe materiale të tjera.
 
Ndërkohë që ka nisur hetimin edhe për ndeshjen Elbasani – Turbina Cërrik në Kategorinë e Parë.
 
Njoftimi i FSHF
Komisioni i etikes i mbledhur sot pranë FSHF-së, ka vendosur të shtyjë gjykimin e çështjes “Skënderbeu” për të përfshirë në proces edhe materiale të tjera të nevojshme për hetimin.
 
Seanca e rradhes është planifikuar për t`u zhvilluar në datën 23 Qershor, ora 13.00.
 
Sakaq, Komisioni ka nisur hetimin edhe për ndeshjen Elbasani – Turbina Cërrik.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet