Të hënën ekipi i Napolit do të mësojë për dënimin pas përfshires në procesin e skandalit të basteve. Mediat italiane tre ditë përpara se të jepet vendimi dalin në konkluzione përsa i përket dënimeve që do të marrin dy futbollistët Canavaro dhe Grava.

Sipas tyre dy mbrojtësit do të penalizohen me 6 muaj jashtë fushave të blerta për shkak se janë përfshirë në trukimin e ndeshjeve, ndërsa më i rëndë mësohet se do të jetë dënimi për portierin që është përfshirë direkt në fiksimin e rezultatit. Përsa i përket ekipit të Napolit, prokurori Palazzi kërkoi një dënim me heqjen e një pike nga renditja e përgjithshme, por vendimi mund të jetë më i rëndë duke i hequr dy pikë.

Nëse gjithçka do të rezultojë sipas parashikimeve atëherë De Laurentis duhet të futet në merkato për të plotësuar hapësirat.

(d.b/shqiptarja.com)