Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj presidentit të ekipit të Besës, Nexhat Bizhdili për trukim të ndeshjeve të kampionatit shqiptar, por edhe të disa ndeshjeve të rinjve.

Seanca e radhës ishte planifikuar dje në gjykatën e Tiranës, por Bizhdili nuk është paraqitur në sallë duke u përfaqësuar vetëm nga avokati i tij Ardian Visha, i cili i kërkoi gjyqtarit Gert Hoxha më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Në këto rrethana, edhe Prokurori Julian Zonja ishte dakord më shtyrjen e seancës.

Gjyqtari Hoxha vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 16 Shtator, në orën 12:30. Bizhdili mësohet se ka ofruar deri 15 mijë Euro për paracaktimin e rezultateve, por ndeshjet nuk kanë përfunduar sikurse ka tentuar i akuzuari.

Procesi ndaj Bizhdilit është i pari i këtij lloji në Shqipëri.

d.b/shqiptarja.com