Policia italiane nga zyrat ka zbritur në terren për të vazhduar operacionet për arrestimet e personave që janë pjesë e trukimit të ndeshjeve të futbollit.
Kështu agjentët e policisë kanë arrestuar në aeroportin e Milanos shtetasin slloven, Admir Sulic, i kërkuar që prej vitit 2011 me akuzën e mashtrimit sportiv.
Sulic është pjesë e një rrjeti mashtrimi ndërkombëtar me seli në Singapor, aty ku slloveni fshihej prej shumë kohësh.
Hetuesit zbuluan disa ditë më parë se Sulic kishte prerë një biletë me destinacion për në Itali për tu dorëzuar.
Shumë shpejt pritet që të dorëzohet edhe shtetasi Dan Tan, i cilësuar si koka e organizatës në Singapor.
Ky grup mendohet në në edicionet e fundit kanë trukuar shumë ndeshje në kampionatin italian të futbollit.
/Shqiptarja.com