'Truku' që po përdor Meta për të 'ndjellur' në shesh turmën e militantëve

'Truku' që po përdor Meta për të 'ndjellur' në shesh turmën e militantëve

Presidenti Ilir Meta është përpjekur ditët e fundit që të krijojë një frymë konspirative rreth asaj që do të dekretojë më 2 mars, ku, sipas tij, “do të shpartallohet i ashtuquajturi “grusht shteti” i drejtuar nga “puçistët” Edi Rama, Etilda Gjonaj dhe Ardian Dvorani”. Për këtë ai ka thirrur një miting në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shumë media pranë tij, po edhe opinionistë të ndryshëm, kanë hedhur teorinë se presidenti do të dekretojë shpërndarjen e Kuvendit. Kjo teori është disi ndjellëse për turmat e mitingashëve për t’u dhënë atyre arsye për të marrë rrugën deri në bulevard.

Ajo që presidenti Meta do të dekretojë më datë 2 mars 2020, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë thjesht dekreti për kthimin në Kuvend të ligjit të miratuar më datë 12 shkurt. Ai ligj, tashmë e detyron presidentin që drenda 10 ditësh të thërrasë një gjykatës të zgjedhur për të bërë betimin përpara tij. Nëse presidenti e tejkalon afatin 10 ditor, gjykatësi e bën betimin nëpërmjet një akti me shkrim.

Sipas ligjit të dekreteve, presidenti ka afat 20 ditë që ta dekretojë ose kthejë mbrapsht një ligj. Dhe data 2 mars është në kufijtë e afatit ligjor kur presidenti duhet të shprehet. Pra, njerëzit po thirren në bulevard për të parë drejtpërdrejt se si presidenti Meta dekreton kthimin e ligjit në Kuvend. Një ligj që nuk ia heq kompetencën, por që i përcakton një afat të qartë ku ai duhet të shprehet. Nëse nuk e respekton afatin 10 ditor, kalohet në alternativën tjetër.

Institucioni i Presidencës është i vetmi institucion që nuk është i rregulluar me një ligj funksionimi. Disa veprime presidentit i janë lënë në mënyrë jo të qartë dhe ai abuzon me to, duke u fshehur pas termave patriotikë me qëllim ngjalljen e ndjeshmërive tek pjesë të caktuara të elektoratit.

Kjo mos qartësi ka bërë që në mungesë të gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta të ndërmarrë aventura që deri dje as që mendoheshin. Në fakt, po livadhis, sepse ka përballë një mazhorancë të arsyeshme. Paramendoni për një çast se ç’do t’i ndodhte presidentit Bamir Topi nëse i bënte karshillëk ish-kryeministrit Berisha me këto akte të paprecedenta që praktikisht janë kthyer në precedentë.

Precedent është dekretimi për anulimin e zgjedhjeve vendore. Imagjino që zoti Topi t’i anulonte Berishës zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 ku ai donte me çfarëdolloj çmimi të vendoste Bashën kryebashkiak. Precedent përbën shpallja e zgjedhjeve vendore kur ia do qejfi atij. Precedent përbën mos dekretimi i zhvillimit të zgjedhjve të pjesëshme aty ku mungojnë kryetarët e bashkive. Precedent përbën mos dekretimi i ministrave, sepse nuk i përlqejnë presidentit.

Precedent përbën mos dekretimi për shkarkim ministrash. Precedent përbën mos dekretimi i anëtarit të zgjedhur të gjykatës Kushtetuese dhe refuzimi për ta ftuar të bëjë betimin përpara tij. Precedent përbën thirrja për të protestuar kundër qeverisë, bile, për t’i udhëhequr ai vetë personalisht protestat.

Unë nuk e di se si do të kishte reaguar Edi Rama në opozitë sikur këto precedentë t’i bënte presidenti Topi, sepse ky i fundit nuk na e dha mundësinë t’i provojmë këto precedentë. Por di se si do të reagonte Sali Berisha, i cili, vetëm sepse presidenti Topi kërkoi gjënë më normale në demokraci, “hetimin nga prokuroria dhe zbardhjen e vrasjes së 4 demonstruesve në bulevard”, u shpall nga Sali Berisha si “puçist dhe horr bulevardi”.

Më ka lënë pa fjalë mbështetja që Lulzim Basha i ka dhënë Ilir Metës për miting në bulevard. Jo përse i ka dalë krahë Ilir Metës si individ a partner opozitar, po sepse i ka dhënë mbështetje një akti prej të marri të një presidenti. Siç duket, Lulzim Basha nuk e mendon kurrë veten kryeministër, sepse po ta mendonte se një ditë do të bëhej i tillë, nuk ka logjikë në botë ta përkrahë një nismë të tillë aq absurde, sepse ky precedent mund t’i përsëritej edhe atij.

Më këtë veprim, presidenti Meta hoqi dorë përfundimisht nga roli që ka për të thirrur në tavolinë palët politike. Tashmë ai nuk ka as të drejtë ligjore e as morale ta bëjë më këtë. Ai duhet shkarkuar qoftë edhe për këtë arsye, sepse nuk ka logjikë që të mbash edhe dy vjet të tjera në krye të shtetit një president i cili nga ka më fuqi për t’i thirrur palët në tavolinë si ndërmjetës.

Së fundi, kam një sugjerim për partnerët ndërkombëtarë. Gjëja më e gabuar që do të bëni këto ditë deri më 2 mars, është që t’i shkoni në seli presidentit Meta e ta bindni të heqë dorë nga mitingu apo nga retorika e rëndë politike. Politikanë të tillë, kur janë në hall personal, e shesin shumë shtrenjtë këtë ndërhyrje për tërheqje. Lëreni në marrëzinë që e ka zënë dhe le të tretet prej saj. Mos e faktorizoni duke e takuar, sepse edhe kërkesat tuaja për tërheqje ai do t’i shesë si mbështetje. Lëreni ta çojë talljen me elektoratin opozitar deri në fund.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 24/02/2020 22:28

    Zoteri Ketro ,si shum e kruan me popullin qe do te dalij ne shesh me 2 mars .Kush jeni ju ,qe i quani pjesemarresit, fanatik, mitingash ,turma te tallur ,e te tjera epitete si keto . Cilido qe shkon ne mitingje, tubime ,greva ,shkon per hallin e vet ; si ne rastin e popullit fukara shqipetar .Por zotrote ,nuk e njef fukarallikun ,se e mbush xhepin me lek , nga keto pseudoartikujt te porositura nga padronet e tu .Cdo shtetas ,sigurine e ka nga ligjet ,nga kushtetuta ,prandaj kushdo ka te drejten ti kerkoje hesap cilitdo qe neperkemb ,kushtetuten dhe ligjet .Pa le ju dheneke mendie edhe nderkombetareve ,a thua se ky zoteri qendron shume me lart se ata .Po te paska lene mendia ,more i meruar .Miresia e c'do politikani matet me rezultatet e te mirave qe krijon . Ne populli nuk kemi asnje mundesi ti bejme keq ,asnj politikani ,nese ai eshte kritik ndaj vet-vetes ,udheheq popullin drejt zhvillimit e perparimit ,me nje ekonomi gjithenje ne ngritje .Populli mund te te beje keq ,,sepse , nuk e njef te miren . Ne rastin ton nuk njohim nje ekonomi me te mire ,dhe si rezultat bejme edhe keq . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Ardi: 24/02/2020 18:23

    Shkrim i turpshem , trembni popullin me gogolin Berisha , prandaj nuk eshte futur ne burg ai plak i ndyre se ju duhet jashte juve per tia treguar popullit me gisht e te vazhdoje te na vjedhe Elisa, Taulanti, Ben Ahmetaj etj etj.Futini ne burg pra Saliun , Ilirin dhe kedo qe ka vjedhur e abuzuar po nuk e beni sepse e dini edhe vete qe me pas duhet ti vini prangat vetes se edhe ju nuk keni lene zullum pa bere .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja