Amerika dhe Irani po negociojnë një memorandum prej 14 pikash në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të hapur rrugën e një marrëveshjeje afatgjatë.
Sipas Axios, dokumenti po diskutohet nga të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së bashku me zyrtarë iranianë, direkt ose përmes ndërmjetësve. Burimet thonë se palët nuk kanë qenë kurrë kaq afër një intese që nga shpërthimi i konfliktit.
Në formën aktuale, memorandumi parashikon fundin e luftës dhe nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash për një marrëveshje përfundimtare. Në qendër të diskutimeve janë hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimi i programit bërthamor iranian dhe heqja graduale e sanksioneve amerikane.
Bisedimet mund të zhvillohen në Islamabad ose në Gjenevë. Sipas draftit, Irani do të pranonte një moratorium për pasurimin e uraniumit, me kohëzgjatje ende në diskutim mes 12 dhe 15 viteve. Teherani ka propozuar pesë vite, ndërsa Uashingtoni kërkon 20. Po ashtu, Irani do të hiqte dorë zyrtarisht nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe do të pranonte inspektime të përforcuara nga OKB-ja, përfshirë kontrolle surprizë.
Nga ana tjetër, Amerika do të angazhohej për heqjen graduale të sanksioneve dhe zhbllokimin e miliarda dollarëve fonde iraniane të ngrira jashtë vendit.
Dy burime të cituara nga Axios thonë se Irani ka pranuar edhe transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, madje një nga opsionet parashikon dërgimin e tij në Amerikë. Megjithatë, brenda administratës amerikane ka ende skepticizëm. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se marrëveshja nuk mund të shkruhet “brenda një dite” dhe kërkoi një zgjidhje të qartë diplomatike për çështjet ku Irani është i gatshëm të bëjë lëshime.
Rubio i quajti disa prej liderëve iranianë “të çmendur” dhe tha se nuk është i sigurt nëse ata janë realisht të gatshëm të arrijnë një marrëveshje. Ndërkohë, Kina ka deklaruar se ndalimi i menjëhershëm i konflikteve me Iranin është “me urgjencë ekstreme” dhe se vazhdimi i negociatave mbetet “me rëndësi thelbësore."
Deklarata erdhi ndërkohë që anija franceze "San Antonio" u bë “objektiv sulmi” në Ngushticën e Hormuzit. Sulmi ka shkaktuar të plagosur mes ekuipazhit dhe dëme në anije. Ndërkaq, në një lëvizje surprizë, Donald Trump pezulloi operacionin Liria, nismën që synonte të shoqëronte anijet tregtare jashtë Ngushticës së Hormuzit.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shpjegoi se vendimi për pezullimin e përkohshëm bazohej pjesërisht në “faktin që janë bërë përparime të mëdha drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare” me Iranin.
Operacioni 'Liria', për rrjedhojë, “do të pezullohet për një periudhë të shkurtër kohe, për të verifikuar nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”, vijoi ai më tej. Nga ana tjetër, Trump njoftoi se bllokada detare do të mbetet në fuqi.
Media shtetërore e Iranit e përshkroi këtë veprim si një “tërheqje” pas “dështimeve të vazhdueshme” të Donald Trump për të rihapur këtë rrugë ujore jetike për transportin global.
Lëvizja erdhi pas episodeve të përsëritura që kanë ngritur frikën për prishjen e armëpushimit të brishtë dhe pas thirrjes së sekretarit të Shtetit Marco Rubio ndaj Iranit që “të bëjë një zgjedhje të arsyeshme” dhe të ndjekë rrugën diplomatike që mund të çojë në “rindërtim, begati dhe stabilitet, dhe të mos përbëjë më një kërcënim për botën”. Irani, tha Rubio, duhet “të pranojë realitetin e situatës” dhe të ulet në tryezën e negociatave, duke pranuar kushte që janë të favorshme jo vetëm për veten, por edhe për botën. “Nuk duhet absolutisht të vënë në provë vullnetin e SHBA-ve”, shtoi ai.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, nga ana tjetër u shpreh besimplotë se zhvillimet e fundit mund të çojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje në Lindjen e Mesme.
Në një postim në X, Sharif tha se është “shumë i bindur që momenti aktual do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme që garanton paqe dhe stabilitet afatgjatë për rajonin dhe më gjerë”.
Lajm në përditësim...

Çmimi i naftës pësoi rënie pas raportimeve për përparim në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas tregjeve ndërkombëtare, nafta ka humbur rreth 10% të vlerës dhe është rikthyer nën kufirin e 100 dollarëve për fuçi pas disa javësh. Në këto orë, nafta amerikane WTI po kuotohet rreth 91 dollarë për fuçi.
Rënia vjen pas zërave për një rezultat pozitiv të bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit për një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit dhe të hapë rrugën e një marrëveshjeje më të gjerë. Ndërkohë, Irani ka konfirmuar se po shqyrton propozimin amerikan me 14 pika. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane për CNBC dhe u raportua nga Reuters.
Drafti përfshin çështje kyçe si hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.
Një memorandum me 14 pika po negociohet mes SHBA-së dhe Iranit në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të hapur rrugën e një marrëveshjeje afatgjatë.
Sipas Axios, dokumenti po diskutohet nga të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së bashku me zyrtarë iranianë, direkt ose përmes ndërmjetësve.
Edhe pse ende nuk ka marrëveshje finale, burimet thonë se palët nuk kanë qenë kurrë kaq afër një intese që nga shpërthimi i konfliktit. Në formën aktuale, memorandumi parashikon fundin e luftës dhe nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash për një marrëveshje përfundimtare. Në qendër të diskutimeve janë hapja e Strait of Hormuz, kufizimi i programit bërthamor iranian dhe heqja graduale e sanksioneve amerikane.
Bisedimet mund të zhvillohen në Islamabad ose në Genevë. Sipas draftit, Irani do të pranonte një moratorium për pasurimin e uraniumit, me kohëzgjatje ende në diskutim mes 12 dhe 15 viteve. Teherani ka propozuar pesë vite, ndërsa Uashingtoni kërkon 20. Po ashtu, Irani do të hiqte dorë zyrtarisht nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe do të pranonte inspektime të përforcuara nga OKB-ja, përfshirë kontrolle surprizë.
Nga ana tjetër, SHBA do të angazhohej për heqjen graduale të sanksioneve dhe zhbllokimin e miliarda dollarëve fonde iraniane të ngrira jashtë vendit.
Dy burime të cituara nga Axios thonë se Irani ka pranuar edhe transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, madje një nga opsionet parashikon dërgimin e tij në Amerikë. Megjithatë, brenda administratës amerikane ka ende skepticizëm. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se marrëveshja nuk mund të shkruhet “brenda një dite” dhe kërkoi një zgjidhje të qartë diplomatike për çështjet ku Irani është i gatshëm të bëjë lëshime.
Rubio i quajti disa prej liderëve iranianë “të çmendur” dhe tha se nuk është i sigurt nëse ata janë realisht të gatshëm të arrijnë një marrëveshje.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u shpreh besimplotë sot që zhvillimet e fundit do të çojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje në rajonin e Lindjes së Mesme
Në një postim në X, Sharif u shpreh se është “shumë i bindur që momenti aktual do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme që garanton paqe dhe stabilitet afatgjatë për rajonin dhe më gjerë”.
Ai falënderoi gjithashtu presidentin amerikan Donald Trump për “njoftimin në kohë” mbi pezullimin e projektit “Freedom” në Strait of Hormuz. Më herët gjatë ditës Trump deklaroi se iniciativa ushtarake amerikane për shoqërimin e anijeve tregtare jashtë Ngushticës së Hormuzit do të pezullohet për një periudhë të shkurtër, me qëllim verifikimin nëse mund të finalizohet dhe nënshkruhet një marrëveshje.
I am grateful to President Donald Trump for his courageous leadership and timely announcement regarding the pause in Project Freedom in the Strait of Hormuz.
— Shehbaz Sharif (@CMShehbaz) May 6, 2026
President Trump's gracious response to the request made by Pakistan and other brotherly countries, particularly the…

SHBA dhe Irani janë më pranë se kurrë një mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës. Këtë e raporton Axisos, sipas së cilës marrëveshja me Iranin është për një memorandum mirëkuptimi prej vetëm një faqeje. Dokumenti synon t’i japë fund konfliktit dhe të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara mbi çështjen bërthamore. Për këtë, Axios i referohet dy zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve të tjera të informuara mbi çështjen.
Sipas të njëjtave burime, SHBA-të presin një përgjigje nga Irani për disa pika kyçe brenda 48 orëve të ardhshme. Të njëjtat burime thonë se kjo është pika më e afërt mes palëve drejt një marrëveshjeje që nga nisja e luftës.

Kina ka deklaruar se ndalimi i menjëhershëm i konflikteve me Iranin është “me urgjencë ekstreme” dhe se vazhdimi i negociatave mbetet “me rëndësi thelbësore”, pas një takimi në Pekin mes ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe diplomatit të lartë kinez Wang Yi.
Ministria e Jashtme kineze tha se Wang i ka deklaruar Araghchit se Kina është “një partner strategjik i besueshëm i Iranit” dhe ka shprehur shpresën që palët të përgjigjen ndaj thirrjeve ndërkombëtare për të garantuar kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Një anije kontejnere e kompanisë franceze CMA CGM është bërë “objektiv sulmi” në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Al Jazeera dhe burimeve të tjera, bëhet fjalë për anijen “San Antonio”. Kompania ka shtuar se sulmi ka shkaktuar të plagosur mes ekuipazhit dhe dëme në anije.
Marinarët e plagosur janë evakuuar dhe po marrin trajtim mjekësor. Sipas agjencisë turke Anadolu Agency, ata dyshohet të jenë filipinas.

Irani ka njoftuar një mekanizëm të ri për monitorimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas këtij sistemi të ri, anijet që duan të kalojnë ngushticën do të marrin një email nga Autoriteti i Ngushticës së Gjirit me detaje mbi rregullat në fuqi dhe do të duhet të marrin një leje tranziti përpara kalimit.
Megjithatë, mënyra se si do të funksionojë mekanizmi, rregullimi i tranzitit dhe si do t’i trajtojë Irani shkeljet e mundshme mbeten të paqarta. Media iraniane Press TV ka raportuar se mekanizmi është “tashmë funksional në Ngushticën e Hormuzit”.
Komente









Per çdo dite Amerika turperohet nga Irani
PërgjigjuDYKEMBESH I ZGJEDHUR PER KRYETAR I SUPERFUQIS TE TURPEROJE SUPERFUQINE NE NE PERMASA TE TILLA....!!!
Përgjigju