Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për bllokadën detare kundrejt anijeve iraniane.
“Bllokada është shumë e fuqishme, shumë e fortë. Ata humbasin 500 milionë dollarë në ditë për sa kohë që bllokada është në fuqi. Ne e kontrollojmë atë, jo ata”, u shpreh ai për The Hill. Presidenti hodhi poshtë lajmin, të publikuar nga Reuters duke cituar një burim pakistanez, sipas të cilit presidenti amerikan po shqyrtonte këshillën e shefit të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, se bllokada amerikane e porteve iraniane përbën një pengesë për negociatat. “Ai nuk më ka thënë asgjë”, deklaroi Trump.
Më tej, ai njoftoi se delegacioni amerikan i udhëhequr nga JD Vance është nisur drejt Pakistanit dhe avioni pritet të ulet pas disa orësh.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin firmoset nesër në Pakistan ose bombardimet do të fillojnë përsëri!










