Donald Trump dhe Joe Biden do të takohen javën e ardhshme, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti në detyrë dhe presidenti i zgjedhur do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën (13 Nëntor 2024) në orën 11:00 me orën lokale, me kërkesë të Biden, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

Takimet paszgjedhore si ky janë standarde, por Trump nuk e priti Biden pasi republikani humbi në 2020.

Biden është zotuar të ndjekë të gjithë protokollin dhe të sigurojë një dorëzim të qetë të pushtetit.