Në deklaratën e bërë nga një ish-këshilltare e lartë me ngjyrë e cila e akuzon Donald Trump se është racist dhe se ka lëshuar ofendime ksenofobe deri në nivelet më të larta të shtetit, Shtëpia e Bardhë e quajti ‘’gënjeshtër’’ akuzën e saj.
Sipas ish-kandidates së emisionit të reality shoë “The Apprentice”, nëndrejtimin për disa vite nga Donald Trump, Omarosa Manigault Neëman shprehet në një libër që pritet të dalë se eksperienca e saj në Shtëpinë e Bardhë e çoi në përfundimin se presidenti amerikan ishte racist, jo tolerant dhe përbuzës.
Mirëpo, ish-këshilltarja përgjegjëse e ‘’Zyrës të marrëdhënieve me publikun’’ deri në janar pohon se ka dëgjuar ofendime raciste kundër një burri me origjinë filipinase, sipas Guardian, i cili ka siguruar një kopje.