
Presidenti Donald Trump duket sikur ka pranuar më së fundmi humbjen në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Në një deklaratë për mediat këtë të premte, ai deklaroi se qeveria nuk do të urdhërojë kufizime të tjera për koronavirusin.
"Unë nuk do... kjo administratë nuk do të shtrëngojë masat anticovid. Shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kushdo që të jetë në krye të administratës, të bëhet më e mira. Unë mendoj se koha do ta tregojë, por unë mund t'ju them se kjo administratë nuk do të shkojë në një tjetër kufizim " Tha Trump.
Presidenti deri më tani ka refuzuar të pranojë zgjedhjet duke i kontestuar ashpër ato që prej 3 nëntorit, datës së zgjedhjeve.
Lajmi kryesor:
Biden zyrtarizon fitoren në zgjedhjet presidenciale, merr edhe Georgian dhe Arizonën! Rezultati 306 me 232 për demokratin










