Trump gati të shpallë emergjencën në Meksikë

Trump gati të shpallë emergjencën në Meksikë

President i SHBA-ve Donald Trump është i vendosur t’i shkojë deri në fund idesë së tij për të ndërtuar murin me Meksikën, dhe për këtë është gati të shpallë edhe gjendjen e emergjencës ndërkombëtare.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo do t’i mundësonte Trump që të shmangte Kongresin, i cili ka refuzuar të miratojë fondin prej 5 miliardë dollarësh, të nevojshme për ndërtimin e murit.

Shpallja e një emergjence kombëtare do ta lironte Trump nga shumë kufizime ligjore mbi pushtetin ekzekutiv duke i dhënë atij akses në miliarda dollarë, për një nga premtimet kryesore të fushatës së tij elektorale.

Vetëm dy muaj më parë, pas refuzimit të demokratëve për të votuar ngritjen e murit me Meksikën, Trump shpalli mbylljen e qeverisë për 35 ditë, më e gjata në historinë e SHBA, me një faturë prej 11 miliardë dollarë.

Dhe pikërisht për të shmangur një situatë të ngjashme, Presidenti amerikan pritet të firmosë gjendjen e emergjencës me Meksikën.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja