Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu kthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë pas atentatit të dytë për vrasjen e tij.
Gjatë fjalimit të tij në në Flint, Michigan, Trump tha se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”.
“Dhe pastaj habiteni pse sulmohem me armë... E dini që vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej ai shtoi se kandidimi për president është një biznes i rrezikshëm.
Nga ana tjetër nënpresidentja aktuale amerikane, Harris, gjatë një fushate në, Pensilvani u shpreh se ka kontaktuar me Trump pas incidentit.
“Bisedova me të për të parë se si është. Dhe, i thashë atij atë që e kam thënë publikisht -nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë”, u shpreh Harris në një intervistë për Asociacionin Kombëtar të Gazetarëve me Ngjyrë.
Atentati i dytë ndaj Donald Trump ndodhi më 15 shtator, pranë klubit ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti po luante golf.
Pas të shtënave me armë zjarri, Shërbimi Sekret deklaroi se Trump ishte mirë, ndërsa u arrestua një 58-vjeçar i identifikuar si Ryan Routh me akuzën se donte të qëllonte Trump.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
29.3%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu në 'Repolitix': Kujtesë shqiptarëve, SPAK u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij
6 Nëntor, 21:47
-
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trump
6 Nëntor, 21:45
-
Mero Baze: Gjithë hallet e 'Trump'-istëve shqiptarë, pas 'fitores'
6 Nëntor, 21:24
-
New York Times: Pse Amerika bëri një zgjedhje të rrezikshme
6 Nëntor, 21:23
-
Spahiu në 'Repolitix': Trump e meritoi fitoren sepse i mbijetoi 3 atentateve dhe 3 proceseve gjyqësore
6 Nëntor, 21:18
-
Nga kush u 'tradhtua' Kamala Harris, pse gratë dhe të rinjtë nuk zgjodhën atë?
6 Nëntor, 20:46
-
Çfarë do të ndodhë me të gjitha gjyqet e Donald Trump?
6 Nëntor, 20:30
-
Ironia e gazetarit: Detyra e parë e sekretarit të Trump, do jetë grisja e dosjes non grata të Prof. Dr. Sali Berishës
6 Nëntor, 20:23
-
Rikthimi i iluzioneve, pse janë entuziasmuar Berisha e Meta?
6 Nëntor, 20:21
-
Ish-kryeministri dhe opozita të ekzaltuar, ironia e Kreshnik Spahiut: Berishës vizën ia hoqi qeveria e Trump, edhe SPAK u themelua nga administrata e tij!
6 Nëntor, 19:21
-
Mandati i dytë i Donald Trump mund të trondisë themelet e NATO-s, aleatët të shqetësuar
6 Nëntor, 19:00
-
Pritshmëritë nga mandati i dytë i Presidentit Trump
6 Nëntor, 18:55