Trump instrukton Britaninë: Mos e paguani BE për divorcin

Si kurrë më parë Presidenti Amerikan Trump është përfshirë në politikën e brendshme të Britanisë duke i’u mësuar se si duhet të sillen me BE. Sipas tij, “Britania duhet të dërgojë udhëheqësin e Partisë Brexit, Nigel Farage, për të negociuar me Brukselin dhe nëse Londra nuk merr atë që kërkon nga Bashkimi Evropian, ajo thjesht duhet të largohet pa asnjë marrëveshje”.

“Dërgoni Farage për të negociuar dhe për të dalë nga BE pa paguar asnjë cent"- I’u tha Trump britanikëve gjatë një interviste për “Sunday Times” disa orë para një vizite tre ditore në Britaninë e Madhe. - "Ju duhet të padisni Bashkimin Europian për dëmet që iu ka shkaktuara. Dhe kur të shkëputeni prej tyre, unë do tju propozoj  një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA".

Në Britani, një sondazh i ri i “Opinione”,  i rendit për nga preferenca konservatorët dhe laburistët  në vendin e dytë dhe të tretë me 22 dhe 17 për qind dhe në vendin e parë kryeson renditjen Partia e Brexit me 26 për qind. Duke marrë shkas nga të dhënat e fundit dhe nga simpatia personale për  Farage, Presidenti Trump pretendon se “kryeministri i ardhshëm britanik duhet të refuzojë të paguajë rreth 45 miliard euro për divorcin me BE. Ai thjesht duhet të kërkojë dëmshperblim dhe të largohet pa paguar. Nëse unë do të isha në vendin e tij kështu do të veproja. Ata, europianet,  e kanë dëmtuar Britaninë me qëllim që të ishin në një pozitë më të fortë në negociata” - u shpreh Trump gjatë intervistës.

Trump gjithashtu ndikoi në mënyrë indirekte te zgjedhësit britanik kur u shpreh se: “Mua me duhet të “njohë” Jeremy Corbyn përpara se të autorizojë inteligjencën amerikane për të ndarë sekretet e saj me një qeveri Laburiste”.

Ndaj deklaratave të Trump nuk ka vonuar përgjigja e Kryebashkiakut të Londrës Sadiq Khan. Ai e krahasoi gjuhën e përdorur nga Trump me atë të "fashistëve të shekullit të njëzetë" . Në një intervistë për “The Guardian” Khan e quajti Trump “shembullin më të mirë të kërcënimit global”. “Unë do të jem mes atyre që do ta presin me protesta Presidentin Amerikan. Për këtë kam porositur dhe një tollumbace të madhe  me figurën e Trump.

Eskponenti laburist me origjinë pakistaneze, ka patur dhe në të shkuarën marrëdhënie të vështira me Trump përsa i përket politikave të tij në lidhje me emigrantët.

Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë