Trump ju dërgon letra kërcënuese liderëve të aleatëve të NATO-s

Trump ju dërgon letra kërcënuese liderëve të aleatëve të NATO-s

Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar letra liderëve të vendeve aleate të NATO-s, mes të cilëve Gjermanisë, Belgjikës, Norvegjisë dhe Kanadasë, duke kërkuar rritjen e shpenzimeve të tyre për mbrojtjen dhe duke kërcënuar se do të rishohë praninë ushtarake globale të SHBA nëse ata nuk e bëjnë këtë, thuhet në një raport të “The New York Times”.

Sipas gazetës, letrat janë dërguar muajin e kaluar dhe janë në kohë për samitin e NATO-s që do të mbahet në Belgjikë, javën e ardhshme. Një burim nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar ekzistencën e këtyre letrave për CNN, ndërkohë që është shprehur se gjuha e përdorur në to, është shumë e ashpër. Sipas tij, në letra kërkohej rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe paralajmërohej se SHBA po humbte durimin.

Sipas “New York Times”, pjesa më e madhe e letrave drejtuar liderëve të ndryshëm, kishte gjuhë të ngjashme, por ajo drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte veçanërisht kritike.

“Siç e diskutuam gjatë vizitës suaj në prill, ka një frustrim në rritje në SHBA se disa aleatë nuk kanë përmbushur premtimet e tyre”, thuhej në letrën drejtuar Merkel.

Mungesa e vazhdueshme e shpenzimeve në mbrojtje, nga ana e Gjermanisë, cenon sigurinë e aleancës dhe përbën precedent për aleatët e tjerë që po ashtu nuk plotësojnë angazhimet e tyre për shpenzime ushtarake, pasi ata ju shohin ju si një model”, shkruan Trump.

Më tej, ai lë të kuptohet se SHBA do të rishikojë praninë e saj ushtarake në shkallë globale nëse aleatët e NATO-s nuk rrisin shpenzimet. Trump vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se 2% të bruto prodhimit të tyre të brendshëm në mbrojtje.

Tensionet midis SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s janë rritur në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel. Ky samit do të pasohet me një takim midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Helsinki, më 16 korrik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?