“Nëse do të zgjidhem president i Amerikës do të kthej drejt vendit të origjinës mijra sirianë”.
Kjo ishte deklarata shokuese e kandidatit për presidentin e SHBA-së Donald Trump në një moment kur kontinenti europian po përballet me valën më të madhe të emigrantëve që vijnë kryesisht nga vendet e luftës.
“Nëse Rusia do të ndërhyjë për të shkatërruar ISIS-in, ndoshta mund të shërbejë për stabilizimin e çështjes për shkak të valës së madhe të emigrantëve. Nëse fitoj, 200 mijë emigrantë së bashku me opinionin publik duhet ta dinë që do të kthehen mbrapsht në vendet e tyre”- u shpreh Trump për kanalin televiziv CNN.
Ditë më parë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry njoftoi se SHBA-ja deri në vitin 2016 ka kapacitetin të presë vetëm 85 mijë refugjatë.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com