Përplasja mes Donald Trump dhe Europës në fushën e tregtisë është rindezur sërish. Nga kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ardhur një kërcënim i ri për vendosjen e tarifave doganore shumë të larta ndaj Bashkimit Europian.
"Shumë vende europiane po diskutojnë vendosjen e afërt të një takse mbi shërbimet dixhitale që do të rëndojë kompanitë amerikane. Disa prej këtyre vendeve janë tashmë shumë pranë marrjes së këtij vendimi. Kushdo që do të vendosë një taksë të tillë, do të përballet menjëherë me një tarifë doganore prej 100% për të gjitha mallrat që eksporton drejt Shteteve të Bashkuara", shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.
Kjo tarifë doganore, vijoi Trump, "do të ketë përparësi ndaj çdo marrëveshjeje tregtare të lidhur me vendin përkatës, pavarësisht nëse ajo është zbatuar apo vetëm është nënshkruar. Për më tepër, nëse këto vende do të vazhdojnë me vendimin e tyre, tarifa doganore prej 100% do të hyjë në fuqi menjëherë."
Komente









Nese Europianet nuk do ti tregojne vendin ketij fashisti atehere do te kene probleme serioze , une mendoj qe BE duhet ti nderprese te gjitha maredheniet me usa dhe dua ta shikoj se cfare do te bej pastaj trapi
Përgjigju