Trump kërcënon të mbyllë mediat sociale pas konfrontimit me Twitter

Trump kërcënon të mbyllë mediat sociale pas konfrontimit me Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të mbyllë mediat sociale pas luftës së fundit që ai ka hapur me Twitter, i cili i quajti tweet-et e Donald Trump "potencialisht mashtrues".

"Republikanët ndiejnë se platformat e mediave sociale ‘heshtin’ plotësisht zërat e konservatorëve – shkruajti Trump sot.

“Ne do të hartojmë rregullore ose do t'i mbyllim ato sepse nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne i kemi parë ato që ata janë përpjekur të bëjnë që prej vitit 2016. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri, kësaj here në një mënyrë më të sofistikuar”.

Të martën, Twitter theksoi se dy nga tweet-et e Trump që kishin të bënin me votimin me postë ishin “potencialisht mashtruese” dhe pjesë e lajmeve të rreme.

Për vite me radhë, kompania nga San Francisko është përballur me kritika për postimet e Trump përmes platformës që ai përdor. Por Twitter ka thënë vazhdimisht se mesazhet e presidentit nuk shkelin kushtet e tyre të shërbimit. Tani jo më. Masa e fundit ka për qëllim përfundimisht të sigurojë një "kontekst" rreth fjalëve të Trump. Por vendimi ka shtruar të tjera pyetje si psh a duhet ende që Twitter të postoi mesazhet që nga palët e treta konsiderohen mashtruese.

"Këto tweet përmbajnë informacione potencialisht mashtruese në lidhje me procesin e votimit”, - tha zëdhënësi i Twitter Katie Rosborough për CNN Business.

Gjigandi social u zhvendos në qendër të vëmendjes të martën pas daljes në publik të letrës së Lori Klausutis shkruar për Jack Dorsey, administrator i Twitter. Timothy Klausutis kërkoi të eleminonte tweet-et e Trump për gruan e tij të ndjerë, duke i quajtur ato "gënjeshtra të tmerrshme dhe mizore".

Lori Klausutis kishte vdekur në vitin 2001 nga komplikimet në zemër ndërsa punonte atë kohë për Joe Scarborough, një kongresmen në Florida. Si pjesë e grindjes së tij të gjatë me Scarborough, Trump kishte botuar teori të rreme të komplotit për vdekjen duke thënë se Scarborough ishte i përfshirë.

Presidenti Trump u dërgoi një mesazh të martë gati 80 milion ndjekësve të tij, duke aluduar se gruaja ishte vrarë nga shefi i saj.

Në të njëjtën ditë të letrës, dhe dy tweet-et e Presidentit për zgjedhjet përmes postës elektronike u etiketuan “mashtruese”.

Twitter tha se këto pretendime janë të pabazuara dhe mund të çojnë në konfuzion për votuesit, kështu që ato "meritojnë një korrigjim".

Edhe pse ka kërcënuar me mbyllje të mediave sociale, përfshi Twitter, Presidenti Donald Trump rrezikon të mos jetë më viral.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari