Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se synon vendosjen e ushtrisë amerikane në kufirin me Meksikën, gjë që do të përbënte sipas tij një hap të madh.
“Ne do të mbrojmë kufirin me ushtrinë tonë”, deklaroi Trump gjatë një takimi me drejtuesit e vendeve baltike, duke shfaqur imazhin e tij të palëkundur ndaj imigracionit me një kritikë tjetër për paraardhësin e tij, Barack Obama, i cili ka bërë të vetmet ndryshime që kanë çuar thjesht në një mungesë të kufirit.
Donald Trump ka kritikuar ashpër këto ditët e fundit Meksikën që po lejon mijëra emigrantë të Amerikës Qendrore të shkojnë drejt SHBA-së, ku shumë prej tyre shpresojnë të kërkojnë azil.
Ai theksoi se kjo dyndje legjitimon ndërtimin e murit që ai kërkon në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së.
“Nëse prek kufirin tonë, ligjet tona janë kaq të dobëta dhe kaq patetike, është si të mos kishim kufij”, theksoi sot presidenti amerikan.
“Ne kemi nevojë për një mur me përmasa 1100/1300 kilometra përgjatë kufirit”, shtoi ai.