Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj krizës migratore në Ceuta, duke e cilësuar "të tmerrshme" hyrjen masive të emigrantëve në enklavën spanjolle në veri të Marokut.

Gjatë një bisede me korrespondenten e Fox News në Shtëpinë e Bardhë, Jacqui Heinrich, Trump u bëri thirrje amerikanëve të mos i harrojnë pamjet nga Ceuta, duke i përdorur ato si paralajmërim për situatën e emigracionit në Shtetet e Bashkuara.

"Mbajeni mend atë pamje. Kështu do të jemi ne pas tre vitesh, nëse fiton pala e gabuar", tha Trump, duke iu referuar Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.

Presidenti amerikan shtoi se, sipas tij, një fitore e demokratëve do të përkeqësonte situatën në vend.

"Nëse fitojnë demokratët, nuk do të keni një jetë shumë të mirë", deklaroi Trump.


Lajmi kryesor:

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, gjysma prej tyre kthehet në Marok! 57 viktima, Sanchez nxjerr ushtrinë në terren (VIDEO)