Foto: Friedrich Merz dhe Donald Trump
Kancelari gjerman Friedrich Merz duhet të përqendrohet më shumë në përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe në problemet e vendit të tij, në vend që të ndërhyjë në punët e Iranit.
Kështu shkroi Trump në një postim në Truth duke kritikuar sërish Merz.
"Kancelari duhet të mendojë më shumë për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës (ku ai ka rezultuar krejtësisht joefektiv!) dhe të merret me vendin e tij të trazuar; veçanërisht në emigracionin dhe energjinë; dhe më pak kohë duke ndërhyrë tek ata që po eliminojnë kërcënimin bërthamor iranian, duke e bërë kështu botën, përfshirë Gjermaninë, një vend më të sigurt", shkroi Trump.
Lajmi kryesor:
Trump sulmon kancelarin gjerman: Mos ndërhy tek Irani, mendo më shumë për Kievin dhe vendin tënd! Presidenti amerikan: Bllokada në Hormuz do të zgjasë










