Trump-Leicester-Brexit, basti
5 £ që do t'u bënte milionerë

Trump-Leicester-Brexit, basti<br />5 £ që do t'u bënte milionerë
Një bast i trefishtë prej 5 paundësh që do të parashikonte fitimin e titullit nga Leicester, votimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Europian dhe triumfin e Donald Trup në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të sillte plot 15 milionë paund.
 
Ky është një tregues që shpjegon se sa i paparashikueshëm ishte viti 2016. Sipas një kompanie bastesh ishin të shumtë ata që fituan para nga parashikimi i këtyre tre ngjarjeve thuajse utopike.
 
Disa tifozë e kanë cilësuar Leicester si favorit në fillim të sezonit të kaluar edhe pse klubi ishte shumë larg në klasifimim. Të gjitha ata janë shpërblyer për optimizmin e tyre.
 
Ndërsa mbi 70 njerëz kanë parashikuar Brexit-Trump duke arritr të përfitojnë shuma deri në 14,000 paund.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois