1756624382_donaldtrump.ëebp

Presidenti amerikan Donald Trump teksa ka komentuar luftën në Ukrainë, e ka cilësuar si një "turp" dhe se sipas tij duhet që të përfundojë sa më shpejt.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale, Trump theksoi shqetësimin e tij për zhvillimet në Ukrainë dhe ndikimin e vazhdueshëm të luftës në botë.

"Ne do ta ndihmojmë Ukrainën me garanci sigurie, ne duam të shpëtojmë shumë jetë, ne do të bëjmë diçka. Evropa do të jetë e para. Vendet evropiane duan të jenë të parat dhe duan të shohin fundin e luftës", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Putin: Trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin një objektiv legjitim i yni! Trump: Lufta është një turp, duhet të përfundojë