Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e mohon akuzën se ka fshehur detaje nga bisedat me presidentin rus Vladimir Putin. Trump ka reaguar në një intervistë për Fox News pasi "Uashington Post" raportoi se presidenti ka hyrë në shumë detaje gjatë bashkëbisedimit me Putinin.
Duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane, gazeta raportoi se Trump të paktën një herë, në Hamburg më 2017, i kishte marrë shënimet këshilltarit të tij pas takimit me Putinin, që ato të mos shpërndaheshin tek zyrtarë të tjerë.
Marrëdheniet e Trump me Rusinë para zgjedhjes së tij president më 2016, janë fokusi i hetimeve të udhëhequra nga Prokurori Special, Rober Mueller. Hetuesit po tentojnë të kuptojnë nëse ka pasur ndërhyrje në fushatën elektorale të Trump nga zyrtarët rusë.
Gazeta "Nju York Times" raportoi më 11 janar se FBI ka hapur një hetim nëse Trump më 2017 ka punuar për interesin e Rusisë. Ky hetim u kundërshtua ashpër nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Trump, duke e quajtur "absurd".