Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka akuzuar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lidhur me shifrat e COVID-19, duke thënë se janë të ekzagjeruara.

Sipas Trump për këtë fajin e ka CDC, e cila shton se akuzon qëllimisht shifra të pasakta.

“Numri i rasteve dhe vdekjeve të virusit kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara për shkak të metodës qesharake të CDC krahasuar me vendet e tjera, shumë prej të cilave raportojnë, shumë të pasaktë dhe të ulët. “Kur keni dyshime, quajeni Covid”. Fake Neës”, shkruan Trump.

Nga fillimi i pandemisë deri më tani SHBA udhëheq botën sa i përket shifrave të COVID-19, me mbi 20 milionë të infektuar dhe 358 mijë viktima.