Trump: Myslimanët të ndalohen
të hyjnë në Shtetet e Bashkuara

Trump: Myslimanët të ndalohen<br />të hyjnë në Shtetet e Bashkuara
Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka propozuar mbyllje të kufijve për të gjithë myslimanët që hyjnë në Amerikë, duke shkaktuar kritika dhe kundërshtime nga rivalët e tij dhe nga Shtëpia e Bardhë.   

Këto komente ai i bëri pas sulmit javën e kaluar në San Bernardino të Kalifornisë, nga një çift mysliman, që mendohet se ishte radikalizuar nga ekstremistët.
Trump tha se ndalesa duhet të jetë në fuqi derisa autoritetet e vendit të zbulojnë atë që po ndodhë.

Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë propozimin e kandidatit republikan Trump si krejtësisht në kundërsthim me vlerat amerikane, duke thënë se ai po prek në anën e errët për të luajtur me frikën e popullit, me qëllim që të krijoj mbështetje për fushatën e tij.

Kandidati tjetër republikan për president amerikan, Jeb Bush, e quajti Trumpin “të çmendur”.

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, e ka përshkruar propozimin e Trumpit si plan të palejueshëm, paragjykues dhe përçarës që amerikanët i bënë më pak të sigurt. 14 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga sulmi para një jave në San Bernardino të Kalifornisë.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit