SHBA dhe Iranit janë drejt fundit të përpilimit të një teksti që mund të përbëjë dokumentin e pranuar nga të dy palët mbi një marrëveshje paqeje.

Televizioni arab Al Arabiya, raportoi se negociata për të përfunduar tekstin e një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme janë në zhvillim e sipër dhe se njoftimi për përfundimin e tiij mund të vijë brenda pak orësh.

Këtë, Presidenti amerikan Donald Trump ia ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në komunikimin e tyre të fundit.

Axios raportoi se Trump ka zhvilluar një tjetër telefonatë me kryeministrin izraelit të cilit i ka konfirmuar se ndërmjetësit po punojnë për një dokument që Shtetet e Bashkuara dhe Irani do ta nënshkruajnë për t’i dhënë zyrtarisht fund luftës dhe për të nisur një periudhë 30-ditore negociatash mbi programin bërthamor iranian dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Megjithatë Presidenti amerikan la të hapur mundësinë e rikthimit në luftë kur foli për gazetarët, në rast se propozimet e fundit iranian nuk do të pëlqehen.

“Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, jemi gati të godasim Iranin. Duhet të kemi përgjigje 100% të mira, pa asnjë rezervë”, tha Trump.

Trump u shpreh njëkohësisht optimist se lufta pritet të përfundojë shpejt, siç tha, në një mënyrë ose në një tjetër.

Pakistani ndërmjetësues dërgoi shefin e ushtrisë këtë të enjte në Teheran për takimet e rashës më zyrtarët iranianë.

Irani po përgatit një përgjigje ndaj një mesazhi të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe në Teheran po zhvillohen diskutime që u konfirmuan nga mediat shtetërore iraniane.

Teksti i dërguar nga Uashingtoni ka mbushur disa boshllëqe, pretendojnë mediat e regjimit, duke shtuar se vizita e sotme në Teheran e shefit të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, synon të plotësojë boshllëqet e mbetura dhe të arrijë në pikën ku një memorandum mirëkuptimi mund të pranohet zyrtarisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Trump: SHBA-të duam që Ngushtica e Hormuzit të jetë ‘e lirë’, pa taksa kalimi

1779382792_fyiooo.JPG

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA-të kërkojnë që Ngushtica e Hormuzit të jetë një rrugë-kalim i lirë për anijet tregtare, pa qenë nevoja për të paguar taksa.

Komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët në SHBA, lidhur me situatën në Iran. I pyetur në lidhje me propozimin e Iranit për të vendosur taksa në Ngushticën e Hormuzit, Trump tha fillimisht: “Po e shqyrtojmë.”

“Ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit, siç e dini, me bllokadën tonë. Bllokada ka qenë 100 % efektive. Askush nuk ka qenë në gjendje ta kalojë atë; është si një mur çeliku”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.

Siç raportuam më parë, marina e Gardës Revolucionare të Iranit tha se 31 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit.

“Ne e duam falas, nuk duam taksa. Është ndërkombëtare, është një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar ngushticës.