Trump në kopertinën e Charlie Hebdo
satiririzohet duke prekur një femë

Trump në kopertinën e Charlie Hebdo<br />satiririzohet duke prekur një femë
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” nuk kursen askënd me satirën e saj.

Siç ironizon me çdo realitet, Charlie Hebdo ka nxjerrë në kopertinë Donald Trump-in, Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Kopertina e radhës e Charlie Hebdo shfaqet me karikaturën e Donald Trump, ku ai shikohet afër një femre të cilën e kap në të pasmet e saj. 
 
Donald Trump kishte thënë “Grab her by the pussy” ose “kape atë femër për vagine”, në një prej incizimeve që i dolën në publik, dhe me këtë frazë duket se kanë luajtur artistët karikaturistë që punojnë në Charlie Hebdo.

“Këtë javë, Donald Trump, kandidati republikan racist, mizogjen, homofob, islamofob, intelektualofob, latinofob, është zgjedhur president. Charlie Hebdo imagjinon se si Kim Kardashin dhe shoqëria e saj vijnë në Francë për ta evituar revolucionin e biondëve. Mirë se vini në skenën e fundit të botës së Orwellit” shkruan revista pasi publikon kopertinën e numrit të radhës në Facebook.
 
Gazeta franceze e cila është shpaguar rëndë nga sulmet e terroristëve, nuk ndalon satirën e saj pa rezerva. Ajo njofton se bashkë me këtë karikaturë, do të jetë po aq thumbuese edhe intervista me fotografin Martin Parr: i ngacmuar nga banaliteti i së jetës së përditshme.
 
Francezja Charlie Hebdo nuk ka kursyer satira të tjera për Trump ku përveç sjelljeve perverse me femrat e përcakton si një politikan arrogant.

[gallery]19681[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois