Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial për zgjedhjet amerikane, Donald Trump gjatë një interviste me multi-miliarderin Elon Musk të hënën e 12 gushtit, u shpreh se do të largohet nga Amerika dhe do të shkojë në Venezuelë nëse humbet zgjedhjet e nëntorit.
“Nëse diçka ndodh me këto zgjedhje, të cilat do të ishin një shfaqje horror, ne do të takohemi herën tjetër në Venezuelë, sepse do të jetë një vend shumë më i sigurt për t’u takuar se vendi ynë”, i tha Trump, Musk.
Më tej Trump pretendon se Venezuela ka liruar kriminelë të dhunshëm nga burgjet e saj dhe i ka dërguar në Shtetet e Bashkuara për të ulur shkallën e krimit të saj.
“Shkalla e tyre e krimit po bie dhe shkalla jonë e krimit po rritet. Dhe është kaq e thjeshtë. Dhe ju nuk keni parë asgjë akoma, sepse këta njerëz kanë ardhur në vendin tonë dhe ata thjesht po ambientohen”, deklaroi Trump.