Trump njofton nisjen e prodhimit të avionit të ri ushtarak F-47: Më i fuqishmi në histori! NATO është e fortë, por pa ne nuk do të ekzistonte
Donald Trump duke prezantuar projektin e avionit F-47
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar zyrtarisht nisjen e prodhimit të një avioni të ri ushtarak, F-47, të cilin e ka cilësuar si “më të fuqishmin në histori”.
Në një deklaratë nga Zyra Ovale, me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, në krah të tij, Trump tha se ky avion do të ketë teknologji stealth, që e bën të padukshëm ndaj radarëve, si dhe aftësi depërtuese shumë më të avancuara se avionët aktualë të flotës ushtarake amerikane. Sipas Pentagonit, F-47 do të luajë një rol kyç në rastin e një konflikti të mundshëm me Kinën.
Trump bëri të ditur se kompania Boeing është ajo që ka fituar kontratën për prodhimin e këtij avioni modern. Emri i tij, F-47, duket se është një referencë për mandatin e dytë të Trump në presidencë. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi edhe rëndësinë e SHBA në aleancën e NATO-s: “NATO-ja është e fortë, por pa ne nuk do të ishte e njëjta gjë. Aleatët tanë duhet të na trajtojnë me respekt,” tha ai.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti avionin e ri “një dhuratë për të ardhmen e Amerikës”, duke e krahasuar me administratën e mëparshme. “Më parë, dukeshim si të paaftë,” tha ai, duke nënvizuar se programi i ri i avionëve është një mesazh i qartë për aleatët dhe kundërshtarët: “SHBA është më e fuqishme se kurrë.”
Megjithatë, ky projekt ka hasur edhe kritika. Ekspertët kanë ngritur pikëpyetje mbi kostot e larta dhe nevojën e një avioni të ri, duke pasur parasysh se Pentagoni ende po përballet me sfida në prodhimin e avionit luftarak F-35. Për më tepër, bombarduesi më i ri stealth i Pentagonit, B-21 Raider, tashmë përfshin teknologji të avancuara, si materiale të reja, inteligjencë artificiale dhe sisteme të përmirësuara të fshehjes nga radarët.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ 3 adoleshentë të vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm me armë gjatë një shfaqje makinash
22 Mars, 22:28
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Çfarë po bëjnë demokratët në SHBA? Po e ndihmojnë Trumpin, 3 shembuj të fundit
22 Mars, 18:02
-
'Non Grata' nga SHBA si Berisha, kush është Milorad Dodik?
22 Mars, 17:17
-
VOA padit administratën e Trump, e akuzon për mbyllje të paligjshme të transmetuesve të financuar nga publiku
22 Mars, 16:10
-
Media: Kina po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë krah evropianëve! Witkoff: Putini u lut në kishë për Trumpin kur iu bë atentat gjatë fushatës elektorale
22 Mars, 16:06
-
Trump pranon për herë të parë se Musk është në konflikt interesi, pas vizitës në Pentagon
22 Mars, 15:15
-
NBA/ Oklahoma merr kreun e Perëndimit, 'bien' Cavaliers! Boston bën detyrën, humbje për Miamin
22 Mars, 15:09
-
SHBA/ Trump u heq të drejtën për informacione të klasifikuara ish-rivalëve demokratë, përfshirë Harris dhe Clinton
22 Mars, 13:02
-
Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor
22 Mars, 11:55
-
Del parashikimi i Belo Këlliçit, vjen nga Uashingtoni lajmi i ‘mirë’ që prisnim për Berishën në mes të marsit
21 Mars, 20:21
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
21 Mars, 18:18
EDHE PRETENDOJNë SE JANë PëR 'PAQEN' EDHE INVESTOJNË FONDE MARRAMëNDëSE PëR PROJEKTE FUTURISTE DHE SUPëR Të ÇMËNDURA PëR Të VRARë E SAKATUAR POPUJT E GJORË. Është përfshirë ajka e trurit për makinën luftarake që vetëm shkatërron e shkatërron pa fund dhe pa pikën e turpit po këta, bertasin nga mëngjezi në darkë se gjoja 'duam paqe'... Retorikë e propagandë banale dhe e fëlliqur e që i ka dalë boja me kohë...
PërgjigjuKte rrampin skan per ta len shum gjat amerikanet qe te vazhdoj .e kto çmendurira
Përgjigju