Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nuk është i gatshëm të pranojë që Rusia ose Kina të marrin rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Iranit.

Komentet Trump i bëri gjatë mbledhjes së Kabinetit Qeveritar në SHBA, teksa ka theksuar se nuk do të ndihej rehat që kjo të ndodhte.

Trump ka deklaruar gjithashtu se SHBA-të nuk do të pranonin kurrë një marrëveshje të keqe me Iranin dhe që Teherani të kishte armë bërthamore.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump mbledh kabinetin: Irani po negocion deri në limit, por ne nuk jemi të kënaqur! Askush s’do ta kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, janë ujëra ndërkombëtare