Foto: Donald Trump

Në një postim në Truth, Donlald Trump i ka quajtur negociatorët e Iranit si "shumë të ndryshëm" dhe "të çuditshëm".

Ai thotë se ata po i "luten" SHBA-së për një marrëveshje, duke shtuar se ushtria e tyre është "shfarosur" dhe ka "zero shanse për një rikthim".

"Ata deklarojnë publikisht se po 'shqyrtojnë vetëm propozimin tonë'. Gabim. Më mirë të bëhen seriozë shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, nuk ka kthim”, shkroi Trump.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Vritet komandanti i Marinës së Pasdaranëve, mbikëqyrte Hormuzin! Mediat: Pentagoni po planifikon pushtimin! Trump presione Iranit e NATO-s