1769006467_donaldtrump87.webp

Shtetet e Bashkuara synojnë të marrin “këtë copë të madhe akulli të quajtur Groenlandë” dhe, sipas presidentit amerikan Donald Trump, nëse Europa do të thotë po, “do ta vlerësojmë shumë”, ndërsa nëse do të thotë jo, “do ta mbajmë mend”. Këto deklarata Trump i bëri gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Duke u ndalur sërish te Groenlanda, Trump tha se ajo që po kërkon është “një copë akulli në këmbim të paqes botërore”. “Nuk është shumë”, u shpreh ai, duke e përshkruar ishullin si një territor të ftohtë dhe pak të populluar, por që, sipas tij, “mund të luajë një rol kyç për paqen botërore”.

Gjatë këtij pasazhi, siç vëren edhe NBC, presidenti amerikan gaboi disa herë emrin e ishullit, duke e quajtur Groenlandën “Islanda”. “Po ndihmoj NATO-n dhe deri pak ditë më parë, kur u fola atyre për Islandën, më adhuronin”, tha Trump në një nga momentet kur ngatërroi emrin e Groenlandës.


Lajmi kryesor:

Trump në Forumin Ekonomik të Davosit: Europa, jo në drejtimin e duhur! Nuk e marr Groenlandën me forcë, duam negociata për ta blerë ishullin