Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen. Ai se që nga fillimi i vitit, Ukraina ka mbështetur "të gjitha hapat dhe lidershipin vendimtar të Trump, çdo propozim të fortë dhe të drejtë për t'i dhënë fund kësaj lufte". Komenti i tij vjen pasi mediat kanë publikuar një plan paqeje të Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
"Vetëm Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fuqi të mjaftueshme për t'i dhënë fund luftës një herë e përgjithmonë", u shpreh Zelensky, që ndodhet në Ankara për bisedime për paqen.
Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan kishte propozuar formate për negociata që i mbështet, ndërsa shtoi se duhet që të prodhojnë rezultate.
"Ne jemi të gatshëm të punojmë në çdo format tjetër kuptimplotë që mund të prodhojë rezultate. Por gjëja kryesore për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të arritur paqe të qëndrueshme është të punohet në koordinim me të gjithë partnerët dhe që lidershipi amerikan të mbetet efektiv, i fortë dhe të sjellë një paqe afatgjatë që garanton sigurinë për popullsinë", përfundoi Zelensky.
Megjithatë, pavarësisht kësaj deklarate të presidentit ukrainas, media amerikane Axios raporton se Zelensky nuk është i interesuar të diskutojë planin e SHBA-së për Ukrainën dhe për këtë arsye zgjodhi të mos takohet sot me Përfaqësuesin Special të SHBA-së Steve Ëitkoff në Ankara. Sipas Axios, Ëitkoff kishte planifikuar të takohej sot me Zelenskyn dhe ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Ankara, por takimi u shty.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se ekipet ukrainase dhe amerikane do të punojnë mbi pikat e planit të paqes.
‘Ekipet ukrainase dhe amerikane do të punojnë mbi pikat e planit të paqes. Diskutova procesin e paqes me Sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Daniel Driscoll, në Kiev’, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me sekretarin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Dan Driscoll, dhe gjeneralët e delegacionit amerikan. Kështu shkruan RBC Ukraina. Në qendër të takimit do të ketë qenë pikërisht plani amerikan për paqen në Ukrainë. Tani, lideri ukrainas do të zhvillojë një takim me bashkëpunëtorët e tij, mes të cilëve edhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare.
Zelensky ka vendosur gjithashtu të mos e zëvendësojë për momentin kreun e zyrës presidenciale, Andriy Yermak, pavarësisht pakënaqësisë publike ndaj veprimeve të tij dhe presionit nga ministrat. Këtë e raporton Ukraiska Pravda duke cituar burimet e saj. Edhe Yaroslav Zheleznyak, deputet i partisë Golos, pohon se “presidenti ka vendosur të mos e zëvendësojë Yermak-un”.

Sky News raporton një detaj interesant nga dje, kur Axios publikoi për herë të parë lajmin se SHBA-të po punojnë fshehurazi me rusët për një plan me 28 pika për paqe në Ukrainë. I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, shkroi dhe më pas fshiu shpejt një postim në X, i cili me shumë gjasa ishte menduar të ishte një mesazh privat.
"Ai duhet ta ketë marrë nga K..." shkroi Witkoff në X.
Sipas Sky News, i dërguari amerikan po diskutonte artikullin e Axios mbi planin nga Barak Ravid, duke spekuluar mbi burimin e gazetarit. Kush është "K" në mesazhin e Witkoff? Sky News shkruan se ka të ngjarë të jetë Kirill Dmitriev, i cili është bërë i dërguari i Putinit në Uashington - në thelb, homologu rus i Witkoff.

Moska nuk ka marrë asnjë informacion nga SHBA-të përmes kanaleve zyrtare në lidhje me planin e paqes në Ukrainë, i cili është raportuar nga disa media ndërkombëtare. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova i tha RBC-së. Zëdhënësja, shton RBC, tha se "nëse pala amerikane do të kishte ndonjë propozim, ata do t'i kishin komunikuar ato përmes kanaleve të përdorura midis ministrive të jashtme të të dy vendeve", por Ministria e Jashtme ruse "nuk ka marrë asgjë të ngjashme nga Departamenti i Shtetit".

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas thotë se mbështesin çdo plan për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Këtë koment ajo e bëri teksa mbërriti në në Këshillin e Punëve të Jashtme, duke specifikuar se nuk ishte "në dijeni" të përfshirjes evropiane në ndërtimin e planit të paqes të SHBA-së për Ukrainën.
"Ne mbështesim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, por që çdo plan të funksionojë, Evropa dhe Ukraina duhet të jenë dakord. Ekziston një agresor dhe një viktimë: nuk po dëgjojmë asnjë lëshim nga Rusia, siç është një armëpushim pa kushte, duke pasur parasysh se bombat ende po bien mbi civilët", tha ajo.
Komente












Tani do ta kuptosh se cfare te ka ber perendimi ty dhe Ukraines o cifut i felliur qe vrave gjithe rinine e atij vendi per interesat e perendimoreve
PërgjigjuI plas trampit për Ukrainën
Përgjigju