Presidenti amerikan Donald Trump ritheksoi se është i gatshëm të dëshmojë para prokurorit special Robert Mueller, i ngarkuar me hetimin në lidhje me një marrëveshje të fshehetë të mundshme mes ekipit të tij të fushatës dhe Rusisë.
“Po, dëshiroj ta bëj”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë i pyetur në lidhje me një dëgjesë të mundshme në kuadër të këtij hetimi.
Një nga shenjat e tensioneve që po kalon ekipi i tij mbrotjës është që avokati kryesor i Trump-it, John Dowd njoftoi sot dorëheqjen e tij. Avokati John Dowd raportohet të ketë konkluduar se presidenti Trump ka injoruar këshillat e tij.
Në raporte të tjera është thënë se Trump ka humbur besimin në kapacitetin e avokatit Dowd për t’u përballur me këshilltarin special, Robert Mueller.
Këshilltari special, Robert Mueller është duke hetuar ndonjë lidhje eventuale në mes të bashkëpunëtorvëe të Trumpit dhe Rusisë, si dhe ndonjë tentim të presidentit për të penguar hetimet.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com