1768396828_TrumpAjatollah.JPG

Një numër qeverish të vendeve të Lindjes së Mesme thuhet se janë përpjekur të dekurajojnë SHBA-në nga hyrja në luftë me Iranin.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një diplomat të Gjirit Arab, bën të ditur se qeveritë kanë frikë nga "pasoja të papara".

Po ashtu sipas diplomatit në fjalë, qeveritë e shteteve që kontaktuan SHBA-në thuhet se përfshinin Turqinë, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Pakistanin.

Diplomati shtoi se ata kanë qenë në "kontakt të vazhdueshëm" me Uashingtonin ditët e fundit, për një zgjidhje diplomatike të situatës.

Kujtojmë se Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se ushtria e SHBA-së do të ndërhyjë në Iran, nëse vijon vrasja e protestuesve nga ana e regjimit.

Prej ditësh Irani është ‘mbërthyer’ nga protestat masive, ku qytetarët bëjnë përgjegjës regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën ndodhet vendi.


Lajmi kryesor:

Rriten tensionet në Iran/ NYT: Sulm nga SHBA mund të pritet pas disa ditësh! Amerika dhe Britania tërheqin personelin nga bazat në Katar! Trump: Vrasjet janë ndalur