Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar krijimin e një grupi të ri pune të fokusuar te inteligjenca artificiale, të cilin e ka pagëzuar “Super Forca e Inteligjencës”. Grupi do të drejtohet nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, dhe do të ketë për detyrë të koordinojë angazhimin e qeverisë amerikane në zhvillimin e teknologjisë.
“Super Forca e Inteligjencës do të koordinojë angazhimin e Qeverisë Federale me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë e superinteligjencës”, shkroi Trump në një postim të dielën.
Ky hap vjen pasi presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 29 shtator për riemërtimin e Inteligjencës Artificiale në “Super-Inteligjencë” pasi më parë kishte deklaruar se fjala “artificiale” e bënte të tingëllonte “e rreme”.
Trump gjithashtu ka deklaruar javën e kaluar se do të krijojë një bord për mbikëqyrjen e sigurisë së Inteligjencës Artificiale, pasi drejtuesit kryesorë të teknologjisë nënshkruan atë që ai e përshkroi si pakt “moralisht detyrues”.
“Forca e Super-Inteligjencës do të koordinojë angazhimin e Qeverisë Federale me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë e super-inteligjencës”, ka shkruar Trump.
Pjesë e grupit të punës do të jenë gjithashtu kryetari i Komisionit Federal të Tregtisë, Andrew Ferguson; nënsekretari i Mbrojtjes për Kërkim dhe Inxhinieri, Emil Michael; si dhe drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor.Grupi do t’i raportojë drejtpërdrejt presidentit dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.






Komente
Komento