Trump: Shihemi pas katër vitesh/ Ish presidenti amerikan paralajmëron rikandidimin

Donald Trump

Donald Trump gjatë një pritje në Shtëpinë e Bardhë të martën mbrëma deklaroi se e presin dhe katër vite të tjera në detyrë, pa përcaktuar se kur do të kandidojë përsëri.

Ai ka thënë shprehimisht se  "Kanë qenë katër vjet mahnitëse. Ne po përpiqemi të bëjmë edhe katër vjet. Përndryshe, do të shihemi pas katër vjetësh"

Trump ka lënë të kuptohet se ai do të rikandidojë në 2024.  Njerëz pranë Trump kanë thënë më herët se presin që presidenti të flasë për rikthim në 2024, kur ai të pranojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve.

Për zgjedhjet e mbajtura në 3 nëntor në të cilat është shpallur fitues Joe Biden, Trump ka shprehur ankesa të shumta në lidhje me këtë fitore, duke pretenduar se zgjedhjet janë manipuluar dhe ka rrefuzuzar të pranojë humbjen.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    10 vjet më pas, a është bërë drejtësi për ‘21 janarin’?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Biden nënshkruan dekrete "të guximshme" në paraqitjen e parë në Zyrën Ovale (VIDEO)