Donald Trump ka ndezur sërish debatet duke deklaruar se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin, por jo me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky. Duke folur dje para disa guvernatorëve republikanë, ai ka thelluar edhe më tej përçarjen mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë. Kjo do të bëhet veçanërisht e dukshme të hënën në Kiev, ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kreu i Këshillit Evropian Antonio Costa do vizitojnë kryeqytetin ukarinas për përvjetorin e tretë të agresionit rus.
Ndërkohë, sipas Kyiv Independent, i cili citon burime të inteligjencës ukrainase, Putin synon të shpallë fitoren ruse ndaj Ukrainës dhe NATO-s. Kjo është arsyeja pse presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqet të ndikojë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, duke i kujtuar se një qëndrim i butë ndaj Moskës do të ishte një sinjal i gabuar për Kinën. Por Trump nuk ka ndërmend ta dëgjojë: “Macron është një tip i këndshëm, por nuk ka bërë asgjë për të ndaluar luftën”, tha ai.
Nga ana tjetër, New York Post ka raportuar se ekziston një plan për ta dërguar Zelenskyn në Francë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një spekulim apo për një skenar real, por Trump ka shtuar më tej presionin duke deklaruar për Fox News: “Zelensky nuk ka asnjë kartë për të negociuar, nuk ka asnjë arsye që ai të jetë në tryezën e bisedimeve”.
Një tjetër çështje e nxehtë mbetet shfrytëzimi i rezervave të metaleve të rralla në Ukrainë. Administrata Trump thuhet se kërkon që SHBA të marrë kontrollin e 50% të këtyre burimeve strategjike. Zelensky e ka refuzuar këtë kërkesë duke u shprehur se “Ukraina nuk është në shitje”, por sipas AFP, negociatat po vazhdojnë. Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, u shpreh gjatë një takimi konservatorësh në Uashington: “Marrëveshja do të firmoset shumë shpejt. Për Ukrainën, nuk ka partner më të mirë se SHBA”.
Në rrjetet sociale, edhe Elon Musk ka bërë deklarata kundër Zelenskyt, duke mbështetur qasjen e Trumpit dhe duke e akuzuar presidentin ukrainas për korrupsion. Postimi i tij në X (ish-Twitter) shkaktoi reagime të shumta, me përdoruesit që e etiketuan si dezinformues. Në përgjigje, Musk vendosi të eliminojë funksionin që lejon shënjimin e postimeve si dezinformuese, duke pretenduar se ai “përdoret gjithnjë e më shumë nga qeveritë dhe mediat tradicionale. Ne do ta zgjidhim problemin”.
Ndërkohë, i dërguari special i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, është i vetmi që ka ende fjalë pozitive për Zelenskyn, duke e cilësuar si “një lider të guximshëm në një vend nën sulm”. Por edhe Polonia po i bën presion Kievit. Presidenti polak Andrzej Duda, një aleat i Trumpit, e ka këshilluar Zelenskyn të ruajë “një bashkëpunim të qetë dhe konstruktiv” me presidentin amerikan. Duda pritet të takohet me Trumpin në Uashington, ndërsa përplasja për të ardhmen e Ukrainës vazhdon./La Repubblica
Komente











......... te Shkelqyera me "Hitlerin" dhe jo aq te mira me Viktimen ...... nderkohe,vec te tjerash me mijera viktima te pafajshme !! Rruga e Dibres
PërgjigjuAmerika me Presidentin KONDRAVERS Trap po kthehet në XHANDAR ND/KOMBËTAR.Është MARRSËZI të mbështetësh një PUSHTUEA & të denigrosh një të PUSHTUAR,kjo për faktin se KA KËN SPIUN I DEGJENERUAR RUS. Tramp tashmë ka dal kundër Ukrainës & Europës duke i hapur udhë PUTINIT TË PUSHTOI EUROPËN PA KOKË. Marrëveshja që bëri Trampi në pushtet 2016 duke ju IMPONUAR VUÇIÇIT DHE HOTIT NË WASHINGTON..që SËRBIA TË DALI NË ADRIATIK-DURRËS TASHMË DO TË ZBATOHET. BOTA ËSHTË NË RREZIK NGA TRAMPI DHE SHQIPËRIA SI VËLLAI TIJ NË SHQIPËRI SALIKRIMI FATKEQSI KOMNËTARE.
Përgjigju