Trump: Unë votova për DeSantis dhe do kemi një natë emocionuese

Trump: Unë votova për DeSantis dhe do kemi një natë emocionuese

1667896400_trump.JPG

Ish-presidenti Donald Trump konfirmoi të martën se votoi për guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, duke parashikuar një "natë të shkëlqyer" për republikanët. 

"Po, e bëra, unë votova për DeSantis. Unë mendoj se do të kemi një natë shumë të mrekullueshme dhe është emocionuese. Ata kanë bërë një punë fantastike", u tha Trump gazetarëve.

Trump hodhi votën e tij pak pas orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale, në Qendrën Rekreative Morton.

E ardhmja politike e ish-presidentit mund të varet kryesisht nga rezultatet afatmesme të së martës, pasi ai kërkon që të mbizotërojnë kandidatët e tij të zgjedhur dhe të miratuar në garat kryesore federale dhe mbarëkombëtare. 

Humbjet e mëdha për kandidatët e mbështetur nga Trump mund të krijojnë pengesa për fushatën e tij presidenciale 2024, të cilën Trump synon ta shpallë një javë nga sot.


Lajmi kryesor:

Sot zgjedhjet për Kongresin e SHBA-ve! Biden: Demokracia është në fletëvotim! Trump: Unë votova për DeSantis! Alarm për bombë në një qendër votimi në Luiziana


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet