Trump urdhëron pezullimin e avionëve Boeing 737 Max 8 në SHBA

Trump urdhëron pezullimin e avionëve Boeing 737 Max 8 në SHBA

Presidenti Trump urdhëroi linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara të pezullojnë avionët 737 Max 8 të Boeingut, duke anuluar një vendim të mëparshëm nga rregullatorët amerikanë për të mbajtur avionët në fluturim pas një aksidenti të dytë vdekjeprurës që përfshiu një nga avionët e këtij lloji në Etiopi.

Administrata Federale e Aviacionit për ditë me radhë u rezistoi thirrjeve për të pezulluar avionin edhe kur rregullatorët e sigurisë të 42 vendeve i kishin ndaluar fluturimet me avionin 737 Max 8. Deri të martën, agjencia i qëndroi vlerësimit se nuk kishte parë "çështje sistematike të performancës" që do ta bënte atë të ndante fluturimet e avionit.

Rrëzimi i avionit të shoqërisë ajrore Ethiopian Airlines 302 shkaktoi vdekjen e të gjithë 157 personave në bord. Në tetor, një avion Boeing 737 Max 8 i shoqërisë Lion Air, në Indonezi, u rrëzua në rrethana të ngjashme dhe shkaktoi vrasjen e 189 njerëzve në bord.

Pas dy aksidenteve ajrore me avionin Boeing 737 MAX 8, u shtuan thirrjet për qeverinë amerikane të pezullonte fluturimin e tij edhe në Shtetet e Bashkuara. Administrata Federale Amerikane e Aviacionit kishte urdhëruar deri të mërkurën kompaninë Boeing të përmirësonte programin kompjuterik të këtyre avionëve.

Familjet ende po vajtojnë për viktimat në avionin Ethiopian Air 302, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Addis Abeba të dielën, duke vrarë të gjithë 157 personat në bord.

PILOTËT SINJALIZUAN PROBLEME

Piloti i avionit Boeing 737 Max 8, njoftoi probleme të kontrollit të fluturimit, ndërsa pilotë të tjerë në SHBA kanë paraqitur të paktën pesë ankesa kohët e fundit rreth sistemeve të kontrollit.

Kutitë e zeza të avionit do të dërgohen në Evropë për t’u analizuar, njoftoi të mërkurën një zëdhënës i kompanisë ajrore “Ethiopian Airlines”.

"Do të shkojnë në Evropë dhe sot ose nesër do të vendoset se cili shtet do t’i marrë kutitë”. tha Asrat Begashaw për agjencinë “Reuters”.

Zoti Begashaw tha se piloti i kishte raportuar probleme me kontrollin e fluturimit dhe kishte kërkuar të kthehej në Addis Abeba (kryeqyteti i Etiopisë), nga ishte nisur drejt Nairobit.

Në muajin tetor, një avion i të njëjtit model u rrëzua në Indonezi disa minuta pas ngritjes, duke vrarë 189 persona dhe duke shkaktuar shqetësime lidhur me sistemet e automatizuara të fluturimit. Zoti Begashaw tha se piloti ishte trajnuar pas rrëzimit që ndodhi në tetor me avionin e linjës “Lion Air”.

"Ata ishin të trajnuar, manuali ishte përditësuar dhe ishte kryer trajnimi simulues", tha ai.

Sipas tij “Ethiopian Airlines” do të shqyrtojë se çfarë do të bëjë lidhur me një porosi për të tjerë avionë Boeing 737 MAX 8, pas përfundimit të hetimeve paraprake, por tha se marrëdhëniet me kompaninë Boeing mbeten të ngushta.

"Janë shumë të mira, të paprekura dhe madje aktualisht ata janë këtu për të na mbështetur. Marrëdhënia është gjashtë dekada e vjetër”, tha ai. /VOA

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU